Kombëtarja e Italisë ka mbërritur në Shqipëri, në mbrëmje në Shkodër, pasi të hënën do të luajë kundër kuqezinjve ndeshjen e fundit në grupe për Botërorin “Rusia 2018”.
Të dyja skuadrat i kanë mbyllur llogaritë me eventin më të rëndësishëm në futboll: Italia ka siguruar fazën play-off, ndërsa Shqipëria renditet e treta në grup.
Ndërkohë, Gianluigi Buffon, portieri legjendar i kombëtares italiane, ka surprizuar me përgjigjen e dhënë kur u pyet në lidhje me Shqipërinë.
“Çfarë më pëlqen nga Shqipëria? Kam lexuar libra për këtë vend dhe ajo çka më ka bërë më shumë përshtypje ishte shprehja: ‘Feja e shqiptarit është Shqiptaria’, kjo tregon shumë për vendin tuaj dhe lidhjen që keni me të”, tha Buffon. /tesheshi.com/