Brukseli i ka përcjellë një tjetër “lutje” Prishtinës, për të tërhequr taksën e rëndë doganore prej 100 përqind për produktet nga Serbia e Bosnja.
“Ne theksojmë se rritje e tarifave nuk kontribuon në fqinjësi të mirë dhe është në kundërshtim me përkushtimin e Kosovës për integrimin rajonal, si dhe parimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si me kusht për Kosovën”, u tha në një deklaratës të BE-së.
Nga ana tjetër, kryeministri Haradinaj, njeriu qëe ka ndërmarrëkëtë masë dhe e mbron atë, nuk ka dhënë asnjë sinjal tërheqjeje. Ai ka thënë se po u njohur Kosova nga Serbia, taksa doganore nuk do hiqet. Më parë, Haradinaj ka sqaruar se kjo masë erdhi si një imponim nga Beogradi për politikat e saj kundër Kosovës.
Nga ana tjetër, shefi i qeverisë së Prishtinës akuzon Brukselin, më nominalisht znj. Mogherini e z.Hahn, si ndjekës të dy standarteve, ku tjetër qëndrim mbajnë ndaj Beogradit e tjetër ndaj Kosovës. /tesheshi.com/