Kryeministrja serbe Ana Brnabiç i tha Prva TV se marrëveshja e nënshkruar në Uashington, për serbët ishte një marrëveshje historike.
“Delegacioni i Prishtinës ishte nën presion nëse duhet të nënshkruante, dhe unë mendoj se kjo është një marrëveshje e mirë edhe për ta. Pika e dhjetë e marrëveshjes ishte ‘vija e kuqe’ për ne, dhe Vuçiq e bëri të qartë, kështu që ajo pikë u tërhoq”, tha Brnabiç.
Ajo shtoi se serbët “e luajtën lojën” në një farë mënyre.
“Ne nuk kemi nënshkruar asgjë me Prishtinën, Amerika është ndërmjetësi ynë. Ne duhej të gjenim një mënyrë krijuese, si t’i drejtohemi të ardhmes, pa e njohur Kosovën”, shtoi Brnabiç. /tesheshi.com/