Brexit-i, goditja më e rëndë që ka marrë BE që prej themelimin si Union politiko – ekonomik, ka çuar kancelaren Merkel që të ofrojë një aksiomë ngushëlluese, si për atë që ka ndodhur e si për atë që mund të ndodhë, si kërcënim për Europën e bashkuar.
“Ne mbetemi evropianë edhe nëse nuk jemi në Bashkimin Evropian”, tha Merkel gjatë një bisede me një tjetër grua të fuqishme, Theresa May, misionarja e shkëputjes së Britanisë së Madhe nga BE.
Merkel, e kundërta e May-t, mbrojtëse e kauzës së Unionit, thotë se Berlini synon të mbajë lidhje të ngushta me Britaninë e Madhe adhe pas largimit nga BE.
Kancelarja gjermane përshëndeti propozimet e reja që do t’i dërgohen kryeministres Theresa May në lidhje me Brexit-in, nga ana e BE-së. /tesheshi.com/