MailOnline Travel ka publikuar një seri fotosh nga hapësira të fshehta brenda në aeroplan ku pushon ekuipazhi i aeroplanit.
Pamje të këtyre hapësirave të Boeing 777 dhe Boeing 787 shfaqin këndet për gjumë të stafit, të pajisura me shtretër, e të fshehura prapa dyerve të siguruara me kod.
Madhësia dhe pozita e dhomave të gjumit ndryshon për secilin aeroplan, por kryesisht ato janë të vendosura prapa kabinës së pilotit dhe përmbi hapësirën e klasit të parë.
Boeing 777 zakonisht ka mes 6 deri 10 shtretër, të pajisur me rrip sigurie në rastet kur fluturimet goditen nga turbulencat.
Një anëtar i ekuipazhit thotë për MailOnline Travel se, me gjithë pamjet komode që japin fotot, pushimi në disa prej këtyre shtretërve pa dritare të ngjan me gjumin në arkivol. /tesheshi.com/