Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodriguez, ka thënë se Abel Ferreira, Dorival Junior dhe Fernando Diniz janë kandidatët më seriozë për trajnerin e ri brazilian, referuar mediave vendase.
Tite, ish-trajneri i skuadrës braziliane të futbollit, vendosi të tërhiqet pas përfundimit të Kupës së Botës në Katar.
“Karaoke” do të luajnë në Botëror në fund të këtij viti në grup me Serbinë, Zvicrën dhe Kamerunin.
“Futbolli brazilian ka një burim të pashtershëm trajnerësh të mëdhenj. Mund të konfirmoj që kandidatët për trajner janë Ferreira, Junior dhe Diniz, por nuk është e drejtë të flasim vetëm për ta dhe të harrojmë të tjerët, sepse kemi të paktën 10 kandidatë më cilësorë. Aktualisht jemi të fokusuar në përgatitjet për Katarin. Do të marrim një vendim për pasardhësin e Tite pas Kupës së Botës”, tha Rodriguez.
Ai drejton kombëtaren që nga viti 2016.
Ferreira, 43 vjeç është një specialist portugez i cili aktualisht është trajner i Palmeiras-it, ndërsa më parë ka drejtuar PAOK-un, Bragën dhe Sportingun.
Diniz, 48 vjeç, është trajner i Fluminense, ndërsa më parë ka drejtuar ndër të tjera Vasco da Gama, Santos, Sao Paulo, Fluminense dhe Atletico Paranaense.
Dorival Junior, 60 vjeç, është trajner i Flamengos, ndërsa më parë ka drejtuar ndër të tjera Sao Paulo, Palmeiras, Fluminense, Vasco da Gama, Santos dhe Cruzeiro.
Tite mori përsipër përzgjedhjen e Brazilit në vitin 2016 dhe me atë kombëtare arriti deri në çerekfinale të Kupës së Botës në vitin 2018. Ai fitoi Kupën e Amerikës me Brazilin në vitin 2019. /tesheshi.com/