Aktivistë të të drejtave të njeriut kanë lançuar një fushatë për të mbështetur foshnjën siriane i cila humbi një sy dhe dëmtoi kokën në dy bombardime njëri pas tjetrit që u kryen nga regjimi i Asadit aty ku ekziston një tjetër vatër e përgjakshme, Ghutën Lindore në perideri të Damaskut.
I vogli Karim u plagos në tetor kur artileria bombardoi një treg në Hammouria, dhe ku mbeti e vrarë e ëma e tij. Në të njëjtin sulm u vra një grua shtatzënë me foshnjën në bark. Dhjetë ditë më pas, foshnja i shpëtuar i dërgua në spital, ku një vullnetar i vuri emrin Karim.
Por sa doli nga spitali, vetëm qindra metra larg nga ndërtesa u bombardua sërish dhe më pas u dërgua në një spital tjetër.
Foto të shumta të fëmijës u shpërndanë në mediat sociale, që sollën një përkrahje të madhe nga njerëzit. Humbja e syrit të Karimit solli një fushatë në mbarë botën për të bërë të mundur që të ndihmohet transplanti i syrit. Gjesti simbolik, ishte ai i mbylljes së njërit sy, në shenjë solidarizimi. /tesheshi.com/