Lajmet për rënie dëbore në malet e Italisë dhe Sllovenisë, u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, shoqëruar me foto. Hit është bërë ajo në Alta Badia, vendpushimin e famshëm të skijimit në veri të Italisë, ku pati një trashësi prej 30 centimetrash.
Pamjet sigurisht që nuk mund të jenë të një fundgushti; ato të kujtojnë më shumë mesin dhjetorit kur zhvillohet gara e famshme sllallomit për Kupën e Botës, por ja që janë.
Edhe në Kredarica, në Alpet sllovene, gjithçka u mbulua nga bora. /tesheshi.com/
https://youtu.be/SqbtWmziw2s