Fundi i vitit 2017 ka “detyruar” ekspertët e futbollit të heqin pluhurin e shënimeve ndër vite, e të japin statistika të reja e prestigjoze.
Së fundmi, është publikuar lista e lojtarëve që kanë lëshuar gola “predhë” me gjuajtet e tyre, duke arritur edhe shpejtësi mbi 220 kilometra në orë. E mes emrash të njohur e shumë të njohur, vendin e parë e mban lojtari më “anonim” mes 10 lojtarëve me gjuajtjen më të fortë.
Ai quhet Ronny Heberson, është brazilian, e në sezonin 2005-2006, kur luante me Sportingun e Lisbonës, i ka shënuar portës së skuadrës Naval, me një bombë që arriti shpejtësinë habi 221 kilometra në orë.
Në vendin e dytë, renditet holandezi Ronald Koeman, i cili në finalen e Kupës së Kampioneve të vitit 1992, kur luante me Barcelonën, i shënoi Sampdorias me një goditje dënimi që arriti shpejtësinë 188 kilometra në orë.
I treti në renditje është argjentinasi David Trezeguet, që kur luante me Monaco, i ka shënuar në Champions League Manchester United, në vitin 1998, pas një
goditjeje që arriti shpejtësinë 154.5 kilometra në orë.
Në vend të katërt vjen një bombardues nga ky shekull, ai është Zlatan Ibrahimovic, i cili kur luante me PSG, ka shënuar në fushën e Anderlehtit në një ndeshje për Champions League në vitin 2014, pas një gjuajtjeje që arriti 149.7 kilometra në orë. I pesti në këtë
renditje vjen nga memoria, braziliani Adriano, që kur luante me Interin, i shënoi Palermos në një ndeshje kampionati të vitit 2004, me një gjuajtje që
arriti shpejtësinë 140 kilometra në orë.
Nuk mund të mungonte në këtë renditje, braziliani tjetër Roberto Carlos, që merr vendin e 6-të. Në ndeshjen Brazil-Francë të vitit 1997, të vlefshme për Confederation Cup, i shënoi portierit Barthez me një goditje dënimi që jo vetëm mori një të prerë të paparë deri atëherë, por topi mori edhe një shpejtësi137 kilometra në orë.
Vendi i shtatë mbahet nga nigeriani Jay Jay Okocha, i cili kur luante për Bolton në Premier League, në vitin 2005, i shënoi Aston Villas një gol me një goditje që arriti
shpejtësi 119 kilometra në orë. Francesco Totti i Romës, vjen sërish në kujtesë me një gol që i ka shënuar Juventusit në vitin 2012, kur shpjetësia e topit arriti
deri në 113 kilometra në orë.
Vendi i 9-të sjell sërish nga memoria një prej
golashënuesve më të mirë argjentinas, Gabriel Batistuta. Kur Fiorentina e tij luante kundër Arsenalit në sezonin e Kupës së Kampioneve të viteve 1999-200, ai shënoi një gol që arriti shpejtësinë 106 kilometra në orë.
Dhe dhjetëshen e bombarduesve të portës, e mbyll Cristiano Ronaldo, i cili në periudhën e fillimit të ngjitjes drejt suksesit, kur luante me Manchester United kundër
Portos, në sezonin 2008-2009, shënon një gol që arriti shpejtësinë 104 kilometra në orë.
/tesheshi.com/