Një numër civilësh afganë kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi afgano-amerikan në lindje të vendit, pranë maleve Tora Bora. Attaullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, konfirmoi sulmin ndaj militantëve të dyshuar pro-DAESH.
Pa dhënë më shumë detaje, ai i tha se kanë frikë që numri i viktimave civile është shumë i lartë, ndonëse shifra prej 50 personash është ende e pakonfirmuar.
Të paktën 30 mbledhës lajthish u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën në sulm, thonë autoritetet lokale, pa numëruar viktimat në një pjesë tjetër të rajonit.
Që nga përfundimi i misionit luftarak në vitin 2014, vetëm forcat amerikane nga të gjitha forcat e NATO-s të vendosura në Afganistan vazhdojnë të përfshihen në operacione sulmuese kundër kryengritësve dhe ofrojnë mbështetje ajrore për forcat afgane.
Kohët e fundit, forcat afgane të mbështetur nga armata ajrore e SHBA-ve arritën të rimarrin disa territore nga kryengritësit, duke rezultuar në përleshje vdekjeprurëse në pjesë të ndryshme të vendit që marin jetë nga të dyja palët. /tesheshi.com/