Një vendim që nuk do t’i pëlqejë shumë njerëzve u njoftua të hënën nga kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri dhe nënkryetari i Bashkisë për Kulturën, Gianluca Honorato, në një përpjekje për të frenuar mbiturizmin rreth shatërvanit Trevi me famë botërore.
Tashmë shatërvani do të mbrohet me ndarje transparente, ndërsa do të krijohet një “pasazh” i ngritur, një lloj pasarele gjysmë rrethore, e cila do t’i lejojë vizitorët të afrohen shumë pranë ujit.
Pra qasja nuk do të jetë e pakufizuar e jo vetëm kaq, pasi nuk do të mund të hedhin më monedha në shatërvanin historik. Riti supersticioz do vijojë por jo ndër vite. Monedhat do të lihen në një kosh të veçantë, një praktikë më pak mbresëlënëse.
Siç është paralajmëruar, ndryshimet përkatëse do të hyjnë në fuqi nga muajt e parë të vitit 2025 dhe do të ketë një periudhë eksperimentale të zbatimit të rregullave të reja.
Në të ardhmen, është e mundur të merret në konsideratë dhe vendosja e një çmimi të ulët bilete, si mundësi për ta shjuar nga afër shatërvanin e shekullit të 18-të. Rezervimi online nuk do të jetë i disponueshëm në këtë moment.
Hyrja në pjesën e përparme të shatërvanit të Trevit do të rregullohet nga zyrtarë të cilët do të sigurojnë që të mos ketë mbipopullim, me një kufizim në numrin e hyrjeve.
Së fundi, turistëve së shpejti do t’u ndalohet të hanë sanduiçe dhe të konsumojnë pije ndërsa janë ulur në shkallët në majë të shatërvanit. /tesheshi.com/