Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Bluzat e bardha” të politikës shqiptare: nga pavionet në parlament e qeverisje

by te Sheshi
18/10/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
“Bluzat e bardha” të politikës shqiptare: nga pavionet në parlament e qeverisje

Nga Ermir Hoxha

Partia Socialiste zgjodhi sërish një mjek për Kolonjën, në kuadër të zgjedhjeve të pjessshme lokale, Ilia Selfo; për të cilin Rama u shpreh se “është njeriu që do i shërojë plagët vendlindjes”.

Vetëm pak javë më parë, ajo e rifitoi Dibrën e njollosur nga lapërdharia e Shukri Xhelilit, pikërisht me anë të një “bluze të bardhë”, mjekut kirurg, Muharrem Rama.

Pra, mjekët vijojnë të jenë prezentë në jetën politike shqiptare, e cila nëse i referohemi epokës pluraliste, nisi pikërisht me mjekë.

Logjikisht, vokacioni i tyre profesional ka përçuar mesazhin e njerëzve të duhur për t’i dhënë shëndetin optimal vendit, por që pas 25 vitesh nuk ka rezultuar kështu. Shqipëria tashmë shfaqet më e sëmurë se pas rënies së komunizmit, gjykuar nga disa këndvështrime.

Por le te shohim se sa doktorë ka patur ajo në krye, të cilët nuk kanë mundur t’i bëjnë dot derman.

Ishte Ylli Popa fillimisht ai që, me staturën publike të një kardiologu e akademiku njëkohësisht, u investua intelektualisht për të promovuar nevojën e ndryshimit të sistemit.

Dhe më pas, një koleg i tij, doktor Sali Berisha, do e vijonte me aksion në terren vizionin e kolegut Popa, duke u vënë në krye të PD-së, partisë së parë antikomuniste në kushtet e pluralizmit. Ai do hiqte bluzën e bardhë për të veshur pardesynë e politikës, me synimin për ta shëruar organizmin e shoqërisë të damllosur nga komunizmi, por që pas kaq vitesh rezultatet nuk janë ato që u shpresuan.

Një tjetër doktoreshë me emër në radhët e PD-së do ishte Rushen Golemi, një zonjë e fisme, e cila ndejti aq pak në politikë, aq sa për t’ja ruajtur vetes faqen e bardhë.

Pas Sali Berishës, në një kohë PD-ja pati një tjetër doktor në krye të saj; reanimatorin e njohur Tritan Shehu, i cili në vitet ’94-`97 gëzoi njëherësh edhe postin e ministrit të Jashtëme të z/kryeministrit.

Po ashtu, gjatë atyre viteve PD-ja e pati mjek edhe kreun e grupit parlamentar, Ali Spahia, tashmë i larguar nga kjo jetë. Vite më vonë, kjo parti do tentonte ta rimerrte Tiranën po me një mjek të njohur, Halim Kosovën, i cili, edhe pse njeri me prestigj në jetën publike, nuk arriti ta mundte Erjon Veliajn në terma politikë dhe elektoralë.

Nga kahja tjetër, figura më e njohur e politikës së majtë ardhur nga pavionet e spitaleve është Zabit Brokaj, ish-ministër i Mbrojtjes një periudhë, ish-koleg e mik doktor Berishës. Fjala e tij, edhe pse prej vitesh nuk është më aktiv në politikë, vijon të ketë peshë. Por nuk ndodhi e njëjta gjë me Mustafa Xhanin, ish-ministër i Shëndetësisë në kohën e Nanos, që edhe pse një figurë e forumeve drejtuese të PS-së, nuk pati ndonjë protagonizëm të dukshëm politik.

Ndër doktorët e së majtës, dallohen dhe ata që u përzgjodhën për qeverisjen lokale. Ndër më të njohurit është Miri Hoti, një doktor me reputacion i Durrësit, i cili e drejtoi këtë qytet për një mandat, por pa arritur të lërë gjurmë, derisa iu morr bashkia nga klani i fuqizuar “Koka”. Ndërsa në “Lokalet” e fundit, PS-ja zgjodhi një doktor për Vlorën, Dritan Leli, që po ka avantazhin ta qeverisë qytetin e përkëdhelur të së majtës së bashku me kryeministrin Rama.

Pra, shumë doktorë ka patur e po ka në politikën shqiptare, ku figura simbol është ajo e Berishës;  por paradoksalisht vendi ende vijon të jetë shëndetlig. /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Rruga që shndërrohet në ‘art rrugor’ kur bie shi

Rruga që shndërrohet në ‘art rrugor’ kur bie shi

Lista Serbe e çon në Kushtetuese tjetër ligj, Simiq bën një përbetim

Lista Serbe e çon në Kushtetuese tjetër ligj, Simiq bën një përbetim

Përballë kundërshtive, kryebashkiaku optimist: brenda dy viteve Milano do të bëhet me xhami

Përballë kundërshtive, kryebashkiaku optimist: brenda dy viteve Milano do të bëhet me xhami

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni