Opozitën e munguar në sallën e parlamentit të Shqipërisë e ka bërë këtë të enjte vetëm Ben Blushi.
Duke marrë shkas nga protesta e opozitës nën nëj çadër para Kryeministrisë, deputeti tashmë i LIBRA-s, partisë së themeluar prej tij, tha se ai nuk ka qenë as në çadrën e ish-partisë së tij në 2010-ën e nuk mund të jetë as në këtë të tanishmen të 2017-ës, ku është ngujuar PD-ja.
“Ky është çadrizmi”, tha Blushi duke konkluduar se sipas tij, ai po e shkatërron Shqipërinë dalëngadalë.
Blushi tha se dy çadrat kanë ngjashmëiri të madhe mes tyre. Në gjykimin e tij këto dy çadra u kanë shërbyer vetëm karrierave të Ramës e Bashës e jo nevojave të njerëzve. /tesheshi.com/