Deputeti socialist, Ben Blushi, i është rikthyer sot pozicionit të tij të harruar të të qënit në opozitë me kahjen tjetër politike, PD-në.
Pas gati dy vitesh të të bërit opozitë brenda mazhorancës për shkak të mospajtimeve të tij me kryeministrin Edi Rama, Blushi u shfaq në parlament kritik ndaj opozitës në mënyrën e ashpër të zgjedhur prej saj për të protestuar.
Deputeti socialist i ka kujtuar PD-së 14 shtatorin dhe 21 janarin, këtë të dytin për shkak të katër të vrarëve, duke thënë se nuk është kjo rruga e duhur që kanë zgjedhur në të bërit opozitë.
Duke komentuar dhe kërkesën për qeveri teknike apo zgjedhje të parakohshme, Blushi iu drejtua grupi parlamentar të PD-se dukë u thënë se kjo është e dëmshme për vetë ata.
Herën e fundit që Blushi u shfaq kritik ndaj opozitës, ishte kur i tha: “Ju jeni të bashkë pas një njeriu, ndërsa ne pas një ideje”. /tesheshi.com/