16-vjeçari Josh Bell e përdori laptopin e tij për të themeluar një kompani ndërkombëtare udhëtimesh nga dhoma e tij e gjumit.
Bell, nga Anglia, themeloi “RLA Hotels” kur ishte vetëm 15 vjeç dhe vitin e kaluar ueb-faqja e i siguroi atij 250,000 funte (294,000 euro).
Ai mësoi vetë që të kodonte, krijoi ueb-faqen dhe ra në kontakt me kompani ndërkombëtare të hotelerive. Djaloshi u trondit kur zbuloi shumën e parave që faqet e mëdha të internetit të dedikuara për pushime fitonin nga hotelierët më të mirë në botë, dhe e pa këtë si një mundësi për të “goditur” me kompaninë e tij.
Me më shumë se 95,000 hotele në mbarë botën që nënshkruan në shërbimin e tij, biznesmeni i ri është duke u forcuar çdo herë e më shumë.
Ai tha: “E mësova veten se si të kodoj, gjithmonë kam pasur interesim në IT, është diçka që me të vërtetë më pëlqen ta bëj”.
16-vjeçari gjithmonë kishte pasur dëshirë që të organizonte pushimet për familjen dhe miqtë e tij. Ai këtë dëshirë e shndërroi në punë, duke e projektuar një ueb-faqe në të cilën njerëzit do të mund të organizonin më lehtë pushimet e tyre. /tesheshi.com/