Menjëherë sapo presidenti i SHBA-së, Donald Trump, preku tokën franceze në aeroportin Orly këtë mëngjes, ai u fut në Cadillac One, limuzinën presidenciale 8-tonëshe, të njohur edhe si “The Beast”.
Secila nga dyert e saj është tetë inç (20 cm) e trashë, peshon njësoj si ato të një avioni Boeing 747, dhe e ka kabinën plotësisht të blinduar për të parandaluar çfarëdo sulmi kimik ose biologjik.
Makina Shtetërore Presidenciale Cadillac, i cili është emri i saj zyrtar, është e pajisur me armë, duke përfshirë gazin lotsjellës, një automatik, madje edhe një qese me gjak me grup identik të gjakut të presidentit në rast emergjence.
Gjiganti i automobilave me gjasë e magjepsi kanalin e lajmeve në Francë BFMTV, i cili kushtoi një artikull të gjatë automjetit, duke treguar karoserinë e blinduar, gomat antiplumb dhe rrotat e përforcuara në rast të shpërthimit.
Vetura gjithashtu është e pajisur me kamera për shikim natën, GPS dhe një sistem komunikimi satelitor që mundëson funksionimin në çfarëdo kushtesh, në mënyrë që Presidenti të jetë gjithmonë në kontakt.
Disa pyetën nëse duhet të lejohet që gas-guzzling limo (limuzina e cila harxhon shumë benzinw) të dalë në rrugë, aq më pak në vendlindjen e Renault Twingo, madje një farë Julien CG kishte pyetur se me çfarë eko-afishe (eco-sticker) të lëshuar nga kryetari i Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo është lejuar “Bisha” të vozisë.
Ai po i referohej afisheve të reja që vozitësit duhet t’i vendosin në makinat e tyre ose në të kundërtën do të përballen me gjoba, si masë më e re në vazhdën e masave të ndërmarra nga autoritetet franceze për të përmirësuar cilësinë e ajrit.
Kjo masë vjen pas pikut të lartë të nivelit që smogu ka arritur mbi kryeqytetin francez. Makinat e huaja janë gjithashtu të detyruara të mbajnë afishen në veturë gjatë vozitjes nëpër kryeqytetin francez. Vendimi i Trump për të hequr Amerikën nga marrëveshjet klimatike të Parisit ka zemëruar udhëheqësit francezë, ndër të tjera.
Megjithatë, “Bisha” e Trump-it rrezikon të duket e vogël në krahasim me disa prej monstrave të blinduara që ai ka gjasa t’i shohë gjatë paradës ushtarake me rastin e ditës së Bastijës të premten.
/tesheshi.com/