Ambasada ruse në Tiranë njoftoi për një bisedë telefonike Rama-Lavrov mbi krizën bjelloruse, kur sig informohet, kreu i diplomacisë së Kremlinit nuk ka qenë dakort që shefi i qeverisë shqiptare, në rolin e kryesuesit të OSBE-së, të bëjë negociatorin mes Lukashenkos dhe opozitës vendase.
“Më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama. Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës.
Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e ‘ndërmjetësimit evropian’ në Ukrainë në shkurt 2014.
Bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas, duke përfshirë nevojën për të përgatitur raporte objektive për atë që po ndodh në të dyja anët e linjës së kontaktit në Donbas“, shkruan ambasada ruse në Tiranë.
Nga ana tjetër, flitet se Putin ka shprehur dakortësi për Ramën, që ky i fundit të takohet e bisedojë me Lukashkenon, porse lideri bjellorus ende nuk pranon. /tesheshi.com/
.