Një billbord i pazakontë është vendosur në veriun e Mitrovicës. Në të shfaqet Donald Trump duke patur në krah, paksa në miniaturë në raport me veten, Hashim Thaçin dhe Edi Ramën.
Në rastin e të parit, janë vënë fjalët e tij vlerësuese për Hillary-n, rivalen e Trumpit: “Ne mbështesim Klintonin se ajo ka çliruar Kosovën”
Tek i dyti, Rama, kryeministrit shqiptar i është atribuuar thënia se “Trump do të jetë një kërcënim për shqiptarët”
Aludimi i serbëve është i qartë, për t’i çuar një mesazh kreut të Shtëpisë së Bardhë se kush është “pro” dhe “kundër” tij, kush e do dhe kush nuk e do në rajon. Pra serbët në këtë rast janë ata që e mbështesin Tramp-in, e duan atë, ndërsa shqiptarët nuk e duan.
Por deri më tani, një muaj pas marrjes së Presidencës, mesazhet që vijnë nga administrata e re Trump nuk japin të kuptuar se do ndryshojë ndonjë gjë thelbësore në vijën politike amerikane në rajon.
Edhe në ndodhtë e kundërta, ky gjest i serbëve është tipikisht një provincializëm ballkanik. Politikat amerikane nuk ndërtohen mbi bazë deklarimesh simpatike apo antipatike të këtij apo atij lideri, por mbi ca llogari të tjeta – në qofshin të zhveshura nga parimet – që tejkalojnë jetët e lidërve që i shprehin ato, deri dhe të fëmijëve të tyre. /tesheshi.com/