Gazeta e njohur gjermane, Bild ka publikuar dhe me anë të fotos, faktin e konvertimit në musliman të Werner Klawun, 75 vjeç, përfaqësues i Partisë së djathtë Nacional Demokratike në Drezden, pikërisht në qytetin ku dhe nisi udhë lëvizja Pegida, e njohur si rasiste, por më shumë si anti-muslimane.
Bild ka cituan deklaratën e tij ku thotë se përqafimi i Islamit dhe braktisja së djathtës ekstreme në politikë, paraqet një kthesë të rëndësishme në jetën e tij, një ndryshim që sipas tij ka nisur pas një procesi dialogimi me veten e tij.
Por si hap fillestar drejt Islamit, Klawun ka përmendur leximin e Divanit Lindor të Goethe-s dhe më pas leximin e Kuranit në gjuhën gjermane. /tesheshi.com/