Ka rënë më së fundi dhe Kamza. Përbetimi i ish-kryebashkiakut demokrat Xhelal Mziu se nuk do e lironte zyrën, ka zgjatur pa shumë rezistencë, paçka protestave dhe nga militantë të opozitës. Rakip Suli i dalë nga 30 Qershori ka hyrë edhe forcërisht në zyrë, duke deklaruar deri me lutje Zotit për të patur sukses. “Administrata, ai që do të ecë me hapin e administratës do të jetë i palëvizshëm, të tjerë do të shkojnë në shtëpi vetë. Mziu ishte i braktisur, nuk kishte asnjë qytetar, vetëm 3 punonjës të bashkisë që paguhen me taksat e qytetarëve, Zoti na ndihmoftë në këtë rrugë me sfida!”, tha Suli.
Kryebashkiaku i ri socialist tha se do shërbente pa asnjë dallim partiak.
“Në radhë të parë mua nuk më shqetësojnë ngjyrat, do të merrem me hallet dhe problemet që i shqetësojnë nga mëngjesi në darkë. Në këtë bashki shërbimet kanë munguar, por sikur e deklarova edhe në momentin e betimit do të jem kryebashkiak i të gjithëve, pasi fëmijët nuk e dinë për kë votoi prindi, por dua kopshtin, çerdhe, shkolla, etj”, deklaroi pasardhësi i Mziut.
Pas rënies së Kamzës si bastion, tashmë pritet vetëm Shkodra, ku atje më shumë se kudo pritet rezistencës,siç ka paralajmëruar kryebashkiakja Voltana Ademi. /tesheshi.com/