Një grua dhe fëmija i saj 8 muajsh janë gjetur të gjallë 5 ditë pas një aksidenti ajror. Ato kanë qenë duke fluturuar në një udhëtim me avion, në momentin që ka ndodhur e papritura.
Ngjarja ka ndodhur në Kolumbi. Nëna dhe fëmija udhëtonin në një avion të nisur nga Nuquí dhe të drejtuar për në Quibdo.
Mjeti fluturues ishte zhdukur nga gjurmët e radarit pak minuta pasi ishte rrëzuar më 21 qershor.
Gruaja kishte pësuar disa djegie të vogla ndërsa fëmija asnjë dëmtim. Ata u gjetën në afërsi të mjetit fluturues, ndërsa piloti kishte ndërruar jetë. /tesheshi.com/