Presidenti i SHBA tha se SHBA dhe aleatët do të përgjigjen nëse Rusia sulmon më tej Ukrainën, tha një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti Joe Biden i ka bërë thirrje Rusisë që të zvogëlojë tensionet me Ukrainën, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki pas një bisede telefonike midis dy lidërve botërorë.
Biseda e dytë mes tyre këtë muaj nisi në orën 20:35 dhe përfundoi në orën 21:25.
Tema kryesore e bisedës 50-minutëshe ishte tensionet rreth Ukrainës.
“Biden e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj do të përgjigjen me vendosmëri nëse Rusia sulmon më tej Ukrainën. Presidenti Biden shprehu gjithashtu mbështetjen për diplomacinë, e cila fillon në fillim të vitit të ardhshëm me një dialog dypalësh mbi stabilitetin strategjik, në NATO përmes Këshillit NATO-Rusi dhe në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Presidenti Biden përsëriti se përparimi thelbësor në këto dialogë mund të ndodhë vetëm në një mjedis de-përshkallëzimi, jo përshkallëzimi,” tha Psaki.
Të mërkurën, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, Emily Horne, tha se Biden do të bisedonte me Putinin me telefon “për një sërë temash, duke përfshirë angazhimet e ardhshme diplomatike me Rusinë”.
CNN raportoi, duke cituar një zyrtar të administratës, se Putini kërkoi bisedën dhe Biden e pranoi atë, sepse “ai beson se kur bëhet fjalë për Rusinë, nuk ka asnjë zëvendësim për dialogun e drejtpërdrejtë midis liderëve”. /tesheshi.com/