Presidenti amerikan Joe Biden përcolli një mesazh për Prishtinën zyrtare, në kuadër të 13-vjetorit të Pavarësisë, ku, me anë të një letre dëguar presidentes së përkohshme Vjosa Osmani, potencoi vizionin synimin e SHBA për raportin ende të pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme për ta udhëhequr Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane.
Ka shumë punë për të bërë, përfshirë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të njohur reciprokisht, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila do të forcojë shtetin e së drejtës, do të trajtojë pandeminë globale COVID-19 dhe do të nxisë rritjen ekonomike që mundëson një të ardhme të prosperuar për të gjithë qytetarët e Kosovës. Urime!”
Biden gjithashtu thekson se lidhjet midis popujve respektivë, amerikan e kosovar, që sipas tij mbeten të forta, bazuar në një angazhim të përbashkët për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e Kosovës si një vend sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik.
Pos kësaj, Biden veçon dhe një lidhje tjetër më të thellë me Kosovë, buruar nga një kontekst familjar.
“Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i përkushtuar dhe mik i Kosovës në këto përpjekje. Për mua personalisht, Kosova vazhdon të zërë një vend të veçantë për familjen Biden, në shenjë respekti për kohën kur djali im i ndjerë Bo Biden punoi për të siguruar paqen, drejtësinë dhe sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në urimin e presidentit amerikan. /tesheshi.com/