Joe Biden pati edhe një moment tjetër publikisht të sikletshëm të mërkurën mbrëma (21/9), kur u duk se… humbi mendjen teksa po dilte nga skena pas një fjalimi në New York.
Menjëherë pas duartrokitjeve, presidenti 79-vjeçar i SHBA-së u kap nga kamera duke u larguar nga skena përpara se të ndalonte befas dhe të shikonte përreth me një shprehje të hutuar në fytyrën e tij.
Më pas ai u pa duke pyetur njerëzit se si të dilte nga skena dhe duke bërë disa hapa të vegjël sikur të ishte duke u lëkundur.
Pastaj një burrë që doli në skenë tha: “Zoti President, faleminderit”, ndërsa Biden endej në skenë. Kjo duket se e ka ngatërruar edhe më shumë presidentin amerikan, i cili ngadalë u largua nga skena, duke ndaluar çdo disa hapa për të parë folësin, siç raportohet nga Daily Mail.
Senatori i Teksasit, Ted Cruz, e quajti skenën “të tmerrshme”, në një postim në Twitter, me këshilltarin e tij për komunikim, Steve Guest, duke shtuar në postimin e tij: “Joe Biden është plotësisht i humbur në skenë. E frikshme dhe e trishtueshme”.
Is Biden lost?
— The Post Millennial (@TPostMillennial) September 21, 2022
Videoja e hapave të sikletshëm të presidentit amerikan është bërë virale në rrjetet sociale si një shembull tjetër dyshimi për aftësinë e tij fizike dhe mendore për presidencën. /tesheshi.com/