Bëhet fjalë për një betejë të vërtetë të përgjakur. I tillë ka përfunduar aksioni ‘me stil të madh’ i kartelit Jalisco Nueva Generacion, i drejtuar nga Nemesio Oseguera në Meksikë, ku mbi 40 persona, mes së cilëve 2 policë, kanë humbur jetën gjatë një aksioni të policisë kundër narkotrafikantëve në rrethinat e qytetit Tinaja de Vargas, në kufi mes Mochoacan e Jalisco.
Gjatë muajve të shkuar, karteli i drogës dhe drejtuesit e tij kanë vrarë 20 policë, në dy raste të ndryshme në muajt maj dhe prill, ndërsa më 1 maj ata kanë arritur të rrëzojnë në tokë një helikopter ushtarak duke shkaktuar vdekjen e 6 ushtarëve.
Kurrë më parë deri më tani nuk ishte realizuar një operacion i tillë në Jalisco dhe me këto rezultate.
Siç ka shpjeguar Komisari për Sigurinë Kombëtare, Alejandro Rubido “të armatosurit ishin pjesë e kartelit Jalisco Nueva Generacion, të drejtuar nga Nemesio Oseguera, i akuzuar për vrasjen e 20 policëve në maj e prill”. /tesheshi.com/