Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Djali i një diktatori të rrëzuar, president i ri i Filipineve

    Djali i një diktatori të rrëzuar, president i ri i Filipineve

    Kur Parisi bëhet strehë e terrorit të majtë

    Kur Parisi bëhet strehë e terrorit të majtë

    Ç’mendon serbi i thjeshtë ndaj Rusisë?

    Ç’mendon serbi i thjeshtë ndaj Rusisë?

    “Çibani i pashkulshëm” serb në zemër të Prishtinës

    “Çibani i pashkulshëm” serb në zemër të Prishtinës

    Ngjarjet e Capitol-it, dëshmia e një gruaje për Trump

    Ngjarjet e Capitol-it, dëshmia e një gruaje për Trump

    Vuçiç: Prishtina, plan për sulm në Veri!

    Vuçiç: Prishtina, plan për sulm në Veri!

    Vidovdani: një serb i arrestuar, dhjetë të ndaluar

    Vidovdani: një serb i arrestuar, dhjetë të ndaluar

    Tërmeti në Afganistan, sa do jetë ndihma e SHBA për vendin nën talebanë?

    Tërmeti në Afganistan, sa do jetë ndihma e SHBA për vendin nën talebanë?

    Del shifra zyrtare e humbjeve njerëzore në tmerrin sirian

    Del shifra zyrtare e humbjeve njerëzore në tmerrin sirian

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

“LEXO!”/ Nga Agim Baçi: Bota e pafundme e kohës që s’rrjedh – për romanin “Pedro Paramo” të Juan Rulfo-s

Nga te Sheshi
24/05/2015
në Kulturë, Të tjera
Reading Time: 3 mins read
A A
“LEXO!”/ Nga Agim Baçi: Bota e pafundme e kohës që s’rrjedh – për romanin “Pedro Paramo” të Juan Rulfo-s
9
SHPËRNDARJE

Ç’është një emër? Në rastin Pedro Paramo nuk është vetëm një botë. Është të paktën më shumë, sepse nëse në njërën e njohim, në tjetrën duhet ta kërkojmë. Juan Rulfo ka kohën e tij, marrëdhënien e tij me botën. Nuk tenton as të bëjë heronj e as t’i zhdukë ata. Përmes të zakonshmes, gati asaj të padukshmes deri në harresë, vjen madhështorja, ajo që të ngulitet si një gozhdë në tabelën e mendimeve, për të të mbajtur varur shpresat se do e kuptosh këtë botë. Teksa i sheh të bashkuara, të dukshmen dhe të padukshmen, nuk të mbetet veçse t’i mbështetesh fuqisë së meditimit. Të trokasësh pa fund atje ku nuk sheh, me bindjen se po të shohin. Siç duhet të ndodhë me njeriun që kërkon e kërkon, për të mos u dorëzuar kurrë.

“Ky fshat është përplot me jehona. Sikur ato të qenkëshin të mbyllura në llagëme muresh apo poshtë gurëve. Kur ecën, ndien se dikush shkel pas hapave të tua. Dëgjon fëshfërima. Gërvima. Të qeshura. Ca të qeshura shumë të moçme, sikur janë lodhur së qeshuri. Ca zëra të harxhuar nga përdorimi. Ja, gjëra të tilla dëgjon…”. (“Pedro Paramo”, Juan Rulfo, f. 53).

Kolama, vendi ku ndodhin ngjarjet, nuk është fshat. Është bota që vjen e do të vijojë. Është gjithë hija e së shkuarës që ka syzet e duhura për të parë të ardhmen. Është fshati i mendjes sonë, ku jemi mes kujtesës, mes asaj që na e kanë thënë e si na e kanë thënë, dhe nxitimit tonë për të ndërtuar një version të ri të asaj që shohim e që kemi parë. Sepse mendja jonë kërkon aleat.

Aty murmurima është furtunë, ndërsa furtuna është një petal trëndafili. I gjalli me të vdekurin bëjnë shpesh të njëjtin udhëtim. Kali që i nis për diku, mund të mos i kthejë sërish aty ku u nisën. Por ata vijnë mbi kurrizin e imagjinatës, me vrapin dhe kohën e vet. Duket sikur toka pikërisht në fshatin e Pedro Paramos nuk ka fuqinë e zakonshme të rrotullimit, sepse aty është “fshati tjetër me kohën e vet”, që mundet ta ndalë ose edhe ta lërë ta rrotullojë.

“Eshtë fillim mëngjesi dhe dita duket sikur po vjen me zor. Toka mezi xhiron, sikur t’i jenë ndryshkur menteshat; dridhet e shkreta tokë, për t’u larguar nga terri i saj”. (“Pedro Paramo”, Juan Rulfo, f. 117)

Po cila është forca për të ç’ndryshkur “menteshat e botës” që ta bëjë të rrotullohet me kohën e vet? Mendja duhet t’i bashkëngjitet veç dashurisë apo mahnitjes me të. Duhet të kërkojë të jetë aty ose të nisë të dojë përmes tyre dhe si ata, që koha të nisë të ecë. Sepse pa kuptuar këtë çelës atje koha ndalet, merr rrjedhë tjetër, udhëton me kalë tjetër, e të vonon mbërritjen drejt botës së kuptimit. Ky është guximi i Rulfos. E pasi mbaron Pedro Paramon, ndoshta edhe pa i besuar shumë Rulfos se e ka plandosur heroin e tij në krahët e Damiana Cisneros “sikur të kish qenë një pirg me gur” (“Pedro Paramo”, Juan Rulfo, f. 132) atëherë nis e sheh sërish fjalët e Jorge Luis Borgesit dhe Gabriel Garsia Markezit për këtë prozë mahnitëse. I pari pranon magjinë e madhe të Rulfos të cilën veçse mund ta admirosh, ndërsa Markezi, që i preku të gjitha çmimet në të gjallë, pohon se nuk do kish dashur të shkruante roman tjetër përveç “Pedro Paramos”. Në këtë not leximesh Paramo të mbetet gjatë në mendje me kohën e vet, me të qenurit “andej” dhe “këtej”, e duke i kapërcyer shtigjet kohore e shpirtërore a thua se thjesht po shijon një gotë uji ashtu pa u nxituar, megjithëse etja na klith të gjithëve që ta mbarojmë një çast e më parë. Një prozë që duket sikur nis forcën e madhe kur Paramo “rrëzohet”. Ai avull i ngritur nga vlimi shpirtëror që ndodh pas çdo germe, të qepur ashtu sipas formës që duam t’i japim shpesh shpirtërores brenda nesh jo vetëm me imagjinatë.

“Tridhjetë vjet prita që të kthehesh Suzana. Doja të kisha gjithçka. Jo vetëm diçka, por gjithçka që mund të arrihet, në mënyrë që të mos na mbetet asnjë dëshirë pa plotësuar, sidomos dëshira për të të pasur ty, vetëm ty, dëshira për ty”. (“Pedro Paramo”, Juan Rulfo, f. 91)

Të ngjashmeLajme

Skica të rralla të “Darkës së Fundit” të Da Vinçit në ankand
Kulturë

Skica të rralla të “Darkës së Fundit” të Da Vinçit në ankand

29/06/2022
Pse Monkeypox së shpejti do të ndryshojë emrin?
Sociale & Shoqëri

Pse Monkeypox së shpejti do të ndryshojë emrin?

26/06/2022
Jo për rrip, as për shpejtësi…për ç’mund të hani 3 mijë lekë gjobë?
Sociale & Shoqëri

Jo për rrip, as për shpejtësi…për ç’mund të hani 3 mijë lekë gjobë?

26/06/2022
Lajme të tjera
Del i pafajshëm polici “i bardhë” amerikan që vrau një çift zezakësh

Del i pafajshëm polici “i bardhë” amerikan që vrau një çift zezakësh

Nga Abdullah AL-ARIAN: Dënim me vdekje për lirinë në Egjipt

Nga Abdullah AL-ARIAN: Dënim me vdekje për lirinë në Egjipt

Putin nxjerr një ligj që ndalon veprimtarinë e organizatave të huaja

Putin nxjerr një ligj që ndalon veprimtarinë e organizatave të huaja

TË FUNDIT

Befason Rusia: tërhiqet nga Ishulli i Gjarpërinjve

Befason Rusia: tërhiqet nga Ishulli i Gjarpërinjve

10 minuta Më parë
Djali i një diktatori të rrëzuar, president i ri i Filipineve

Djali i një diktatori të rrëzuar, president i ri i Filipineve

16 minuta Më parë
Kur Parisi bëhet strehë e terrorit të majtë

Kur Parisi bëhet strehë e terrorit të majtë

4 orë Më parë
Cila është vlera e aseteve të ngrira të oligarkëve rusë?

Cila është vlera e aseteve të ngrira të oligarkëve rusë?

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Inteligjenca amerikane: tre skenarë të mundshëm në Ukrainë

Inteligjenca amerikane: tre skenarë të mundshëm në Ukrainë

30/06/2022
“Çibani i pashkulshëm” serb në zemër të Prishtinës

“Çibani i pashkulshëm” serb në zemër të Prishtinës

30/06/2022
S’paguan borxhet, por noton në para: a po u reziston Rusia sanksioneve?

S’paguan borxhet, por noton në para: a po u reziston Rusia sanksioneve?

29/06/2022
Thatësira e tmerrshme në Itali: larja e kokës te parukierët, vetëm njëherë

Thatësira e tmerrshme në Itali: larja e kokës te parukierët, vetëm njëherë

29/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ayhan Demir*: Mizoritë e Greqisë në Çamëri

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist