Plazhi i Velipojës u përgjak në mesnatë me pasojë katër të vrarë dhe dy të plagosur.
Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç, mbeten të vdekur, ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe një 17-vjeçar, Elmilind Dyli, kanë marrë plagë në trup, por fatmirësisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sipas informacioneve paraprake, Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel Fantazia është përplasur me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të Hoteli Gocaj, pasi bizneset e tyre ndodheshin vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit. Kujtojmë se Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut, vrarë në atentat të ndodhur në vitin 2018.
Palët dyshohet se u konfliktuan mesditën e djeshme për shezlongët. Nga informacionet paraprake mësohet kanë qenë pikërisht Ferracakajt ata të cilët kanë shkuar pas mesnate te Gocajt për të sqaruar konliktin për shezlongët.
Më pas, palët janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe debati ka degjeneneruar me përdorimin e armëve. Ndërkohë që deri më tani nuk raportohet asnjë konflikt i mëparshëm mes këtyre dy familjeve.
Ndodh kjo ndërsa sezoni sapo ka nisur me valë të konsiderueshme turistësh.
Plazhi i Velipojës është i preferuari i kosovarëve. /tesheshi.com/