Besimtaret myslimanë në mbare vendin festojne sot Kurban Bajramin. Në oret e para të mëngjesit të së premtes, mijëra besimtarë myslimanë janë falur në sheshin Skënderbej.
Komuniteti Mysliman, para faljes së namazit të Kurban Bajramit, zhvilloi një ceremoni me lexim Kur’ani, ligjërata dhe përshëndetje.
“Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit dhe dorëzimit të plotë tek Allahu i lartësuar. Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban e duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë”, tha kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj.
Sipas tij, në këtë ditë feste e gëzimi të Kurban Bajramit të gjithë besimtarët vullnetmirë duhet te bëhe falënderues për të gjitha mirësitë dhe begatitë dhuratë nga krijuesi ynë.
“Të tregohemi bujarë duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë, me jetimët dhe me të gjithë ata që presin përkujdesin dhe vëmendjen tonë”, shtoi ai. /tesheshi.com/