Opozita berishiste iu kthye gjuhës së forcës dhe kaosit në seancën e kësaj të enjteje, duke prishur punimet e parlamentit, kthyer përmbys karriget e qeverisë dhe ndërprerë ndriçimin.
Gazmend Bardhi, kaluar nga Bash ate Berisha, tha se ky reagim vjen i imponuar nga mazhoranca. “Është një situatë anormale, janë rrëzuar tre kërkesa për ngritjen e Komisioneve Hetimore pa dhënë asnjë shpjegim publik.
Jemi detyruar që sot të nxitur të kryejmë një veprim për të mos lejuar zhvillimin e seancës plenare.
Kur ti opozitës i mbyll çdo rrugë për të vepruar sipas Kushtetutës, Kuvendi nuk mund të zhvillojë veprimtari normale.
Nuk do donim të shkonim në këto vendime, por jemi të detyruar pasi na është mbyllur çdo rrugë institucionale brenda Kuvendit”, tha Bardhi.
Nga pala tjetër, kreu i grupit parlamentar socialist, Blendin Çuçi, tha se shfaqja e opozitës sot ishte e shëmtuar dhe nuk justifikohet dhuna ndaj institucioneve.
“Sot ishte një shfaqje e shëmtuar në Kuvend. Asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucionit. Ne nuk kemi rrëzuar asgjë”, tha ai.
E ndërsa pra bota është në ankth nga mundësia e shpëthimit të një lufte botërore, një pjesë e opozitës në Shqipëri mendon se bota rrotullohet rreth saj. /tesheshi.com/