Ish-kryeministri Berisha i ka bërë thirrje NATO-s që ta marrë në dorë çështjen e drogës në Shqipëri.
“I bëj thirrje Aleancës së Atlantikut që të marrë nën kontroll territorin shqiptar lidhur me drogën”, tha deputeti demokrat, i cili fjalën e tij ia kushtoi pikërisht cështjes së kultivimit të kanabisit në Shqipëri.
Ai shkoi dhe më tej kur tha se nëse do vazhdojë kjo situatë, atëherë “Shqipëria do kthehet në vendin kryesor të financimit të terrorizimit në botë”.
Ai e mbështeti këtë qëndrim tek fakti se shumë shqiptarë sot kanë shkuar të luftojnë krah ISIS-it, gjë e pamenduar deri dje. “Ndaj mos u habisni”, tha Berisha. /tesheshi.com/