Ish-kryeministri Sali Berisha e ka kapur sërish me Turqinë dhe qeverinë e saj.
Në fjalën e tij në Kuvend në lidhje me votën shqiptare në OKB për Jerusalemin, Berisha ka deklaruar se kontributi i Ankarasë për Lindjen e Mesme nuk duhet përfillur.
Berisha ka pranuar se në vitin 2012 kur Shqipëria abstenoi për njohjen e Palestinës, ka pasur një telefonatë me ministrin e jashtëm të asaj kohe të Turëqisë, Ahmet Davutoglu.
“Unë i bëra të qartë që Shqipëria nuk do të bëhet kurrë shtojcë e Turqisë në politikën ndërkombëtare. Nëse nuk do të ishte SHBA, edhe Lindja e Mesme nuk do të ishte ajo që është sot. Mund të kishte edhe luftë botërore, por është SHBA ajo që i ka frenuar. Nëse SHBA do të sulmojë Korenë e Veriut, Shqipëria duhet të jetë në krah të tyre”, tha ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend, duke e akuzuar Edi Ramën se është një vegël e Ankarasë zyrtare. /tesheshi.com/