“Revoluconi ynë s’ka të ndalur. Axhenda jonë është liria dhe vetëm liria”, tha Berisha nga Lezha, në një takim për 31-vjetorin e themelimit të PD-së së atyshme.
“Dua të ngrihemi sipas përcaktimeve statutore që të kompletojmë procesin e plotë të ri-formatimit të PD, për të qenë të gatshëm për beteja më të fuqishme se ajo e 8 janarit”, shtoi ai, duke vijuar, në stilin e tij, sulmet mbi Bashën, gjithnjë duke pretenduar se ka aleancë me Ramën.
“Ndaj iu them demokratëve as mos mendoni kurrë se unë devijoj qoftë edhe një milimetër nga ajo që ju mendoni dhe kërkoni me të drejtë ju. Ju kërkoni shtëpinë tuaj dhe shtëpia do jetë e juaja”, u përbetua ai. /tesheshi.com/