Sali Berisha, ish-kryeministër, ka refuzuar të drejtojë seancën e parë të Kuvendit më 9 shtator. Asshtu sikundër ishte paralajmëruar, deputeti më i vjetër në Parlamentin shqiptar, ka vepruar njëlloj si 4 vjet më parë, kur nuk pranoi të drejtonte Kuvendin në atë që njihen si seancat konstituive, ndërsa në atë kohë ishte Namik Dokle që e zëvendësoi.
Ndërkohë në 9 shtator, deputeti që do të drejtojë Kuvendin, do të jetë një tjetër socialist, që rezulton të jetë më i vjetri në moshë pas Berishës. Ai është Besnik Bare. Më parë ishte njoftuar se seanca mund të drejtohej edhe nga Tritan Shehu, por duket se kolegu i tij socialist ka disa vite më shumë në kurriz se ish-kryetari demokrat. /tesheshi.com/