Në parlamentin e Kosovës është kërkuar shpallja “tradhëtar” e Hashim Thaçit, dje koka politike e UÇK-së, sot president i vendit. Dhe për më tepër, kjo të bëhet me rezolutë parlamentare.
Kërkesën e pazakontë, e cila ka dhe nota qesharake, e ka bërë një ish-bashkëluftëtar i tij, Zafir Berisha i Nisma-s, i njohur dhe si Zafa.
Po pse tradhëtar? Sipas tij për shkak të një komploti kundër grupit Drenica, që siç tha, “është vazhdimësi e proceseve kundër UÇK-së, ku mijëra djem e vajza janë sjellë në burgje nga 1999”.
Në gjykimin e Berishës, fajin për këto procese e ka Hashim Thaçi. Dhe për këtë arsye, ai propozoi që Kuvendi të dalë me një rezolutë për ta shpallur atë tradhtar. /tesheshi.com/