Veçernjie Novosti, e përditshmja serbe shumë pranë Ivica Daçiçit bën të ditur se Beogradi ka përgatitur vendimin për të mos e njohur Maqedoninë me emrin e saj Kushtetues, siç e ka bërë deri më sot.
Vendimi pritet të merret nëse Maqedonia do të vazhdojë përprahjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
Siç bën të ditur Vecernie Novosti, nervat e Beogradit janë rritur tepër pas vizitës zyrtare të Zoran Zaevit në Prishtinë, ku u takua me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Zaev, me turin e tij në Prishtinë ka shkelur një “vijë të kuqe” që nuk e bëri kurrë Gruevski; vizitën e parë zyrtare të një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.
Pas kësaj vizite, Daçiç e quajti Zoran Zaevin një “hipokrit” dhe premtoi hakmarrje politike.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, deklaroi se “Zaev nuk di të ruajë dhe të vlerësojë miqësinë e sinqertë serbe dhe i jap të drejtë presidentit Aleksandër Vuçiç që ka thënë për Zoranin se nuk di ta mbajë fjalën. Nuk është burrë!” /tesheshi.com/