Autoritetet shqiptare do e lejojnë Fredi Belerin që të shkojë në Strasburg për t’u betuar si europarlamentar, tashmë që Himara iu bë përfundimisht e pamundur për shkak të dënimit si shit-blerës votash.
Ai do të fluturojë mëngjesin e së hënës për në Athinë, i cili do të jetë një stacion i ndërmjetëm dhe nga Athina do të shkojë në Strasburg.
Rrugëtimi i tij bëhet si i dënuar nga drejtësia shqiptare. Kandidimi i tij për Parlamentin Europian ishte një sfidim që Mitsotakis i bëri Ramës. Gjithsesi, Beleri në PE është më shumë si një ironi politike, pasi bëhet fjalë jo thjesht për një të pashkollë, por dhe për një nacionalist me akuzën si vrasës. /tesheshi.com/