Qeveria dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë që kontrollohet nga Presidenti Bujar Nishani, pritet të përballen këto ditë me kërkesën më të fortë deri më sot për një operacion shkarkimesh në sistemin e drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka propozuar shkarkimin e 10 gjyqtarëve në të gjithë vendin, të cilët akuzohen kryesisht për abuzime në deklarimin e pasurisë. Ky akt i ministrit pritet që të avancohet në javën e ardhshme edhe me një numër padish në organin e Prokurorisë, e cila ka gati 400 dosje për korrupsion për një sërë zyrtarësh.
Siç bën të ditur Ministria e Drejtësisë, Naço i ka kërkuar KLD-së marrjen e masës disiplinore ‘shkarkim nga detyra’ për 10 gjyqtarë.
Emrat
- Gjyqtari Ardian Kalia, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkelje shumë të rënda të disiplinës shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit: refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;
- Gjyqtari Qani Hasa, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkelje shumë të rënda të disciplines, refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;
- Gjyqtari Rasim Doda, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë; refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;
- Gjyqtari Enkeleda Doda, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për shkelje shumë të rënda të disciplines, refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;
- Gjyqtari Petrit Aliaj, i Gjykatës së Apelit Vlorë për shkelje shumë të rënda të disciplines; refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;
- Gjyqtari Osman Aliu, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për shkelje shumë të rënda refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive; dhe shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë”.
- Gjyqtarja Dhurata Bilo, e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shkelje shumë të rënda të disiplinës, shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë”.
- Gjyqtari Maksim Qirjazi, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për shkelje shumë të rënda të disciplines; akte dhe sjellje të tjera të rënda që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit;
- Gjyqtari Ilir Pashaj, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkelje të rënda dhe shumë të rënda të disciplines; akte dhe sjellje të tjera të rënda që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit;
- Gjyqtari Astrit Shema, i Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Vlorë, për shkelje shumë të rënda të disiplinës, shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë”.
/tesheshi.com/