Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Befason Navalny: padi burgut se nuk i ka dhënë Kur’an

Lideri rus i opozitës Alexei Navalny tha sot se ai po padit burgun sepse nuk e mori Kur’anin që kërkoi në fillim të agjërimit të Ramazanit.

“Kush do ta kishte menduar që procesi i parë gjyqësor kundër kolonisë (burgut) do të ishte për shkak të Kuranit?”, tha Navalny, i cili ka qenë në grevë urie që nga 31 marsi.

Sipas tij, librat që ai solli kur ai erdhi në koloninë e burgut në fillim të marsit nuk i janë dorëzuar ende sepse ata duhet të “kontrollohen për ekstremizëm”, një procedurë tre-mujore.

“A do të kontrolloni nëse Kur’ani është ekstremist? Eshtë budallallëk dhe akt i paligjshëm”, deklaroi ai dhe shtoi se” kjo është arsyeja pse ai i dërgoi një kërkesë drejtorit dhe ngriti një padi”.

Kritikuar për qëndrimet raciste gjatë viteve 2000 dhe për pjesëmarrjen në demonstrata të ekstremit të djathtë, Navalny tha se ai vendosi të “studionte dhe kuptonte Kur’anin në detaje” në burg.

“Të gjithë rreth meje vazhdimisht diskutojnë mbi Islamin dhe myslimanët, dhe natyrisht 99 përqind e tyre nuk dinë asgjë për të. Por unë kam vendosur të bëhem kampion i Kur’anit midis politikanëve rusë jomuslimanë”, tha Navalny. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts