Europoli, policia europiane, ka zgjedhur një variant origjinal për t’i molepsur kriminelët më të kërkuar, duke iu dedokuar kartolina sarkastike në distancë. Kjo instance europiane anti-krim, ka publikuar në faqen e saj të internetit disa kartolina të tilla.
Përshembull, një të arratisuri kroat 53-vjeçar i kërkuar për vrasje, i është thënë të “mos harrojë vendlindjen”.
“I dashuri Marko, ujërat e Detit Adriatik kanë mall për ty. Eja bashkë me ne në lundrimin të cilin nuk do ta harroni asnjëherë. Përshëndetje të sinqerta, policia”.
Një tjetër kartolinë ku shfaqet plazhi, i bëhet thirrje një të kërkuari spanjoll që të kthehet në atdhe.
“Querido Diego, plazhet e Spanjës kanë mall për ty. Të lutem, eja na vizito së shpejti. Të presim”.
Në një tjetër variant, pushuesit evropianë paralajmërohen po me kartolinë, se të arratisurit mund të kenë zgjedhur destinacionin e njëjtë si ata.
“Ndërsa shumica prej nesh po shijojnë një pushim veror, kriminelët nuk heqin dorë nga krimi. Destinacionet turistike kanë dëshmuar të jenë vende të preferuara për fshehje të kriminelëve”. /tesheshi.com/