Komisioni Evropian ka miratuar programet e pakos së asistencës para pranimit për vitin 2015 për të mbështetur reformat dhe bashkëpunimin rajonal në vendet që dëshirojnë t’i bashkohen BE-së, me një vlerë prej rreth 1 miliardë €.
“Kjo pako shpreh angazhimin e fuqishëm për perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Ai është një investim afatgjatë në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e vetë BE-së dhe do të mbështesë procesin e reformimit ekonomik dhe politik të vendeve në rrugën e tyre drejt pranimit në BE”, tha Johannes Hahn, Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim.
Mbështetje në reforma
Financimi vjen nga Instrumenti i Asistencës para Pranimit (IPA II), dhe do të jetë në dispozicion për Shqipërinë, Bosnjen dhe Hercegovinën, Kosovën, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë. Ai do të mbështesë reformat e mëtutjeshme demokratike dhe publike si dhe bashkëpunimin rajonal.
Investimet
Kjo pako veçanërisht përfshin një program 155 milionë eurosh për të ndihmuar financimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës rajonale në sektorin e energjisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor: katër ndërlidhje energjetike, dy projekte rrugore dhe dy projekte hekurudhore, ku të gjitha prej tyre do të sjellin më afër njëra tjetrës ekonomitë dhe shoqëritë. Kontributi i BE-së pritet të stimulojë edhe kredi nga institucionet financiare partnere deri në shumë të përgjithshme prej 540 milion €. /tesheshi.com/
Vendi | Shuma në EUR | Sektorët kryesorë të financuar |
Shqipëria | 89,900,000 | Demokracia dhe Qeverisja, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore, Arsimi, Punësimi dhe Politikat Sociale |
Bosnja dhe Hercegovina | 37,200,000 | Demokracia dhe Qeverisja, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore |
Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë | 24,126,000 | Demokracia dhe Qeverisja, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural |
Kosovë | 78,000,000 | Demokracia dhe Qeverisja, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore, Energjia, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural |
Mali i Zi
Programi kombëtar 2015
Programi i veprimit shumëvjeçar 2015-2017 |
25,135,000
15,300,000 |
Demokracia dhe Qeverisja, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore
Arsimi, punësimi dhe politikat sociale |
Serbia | 196,600,000 | Demokracia dhe Qeverisja, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore, politika e Transportit |
Turqia | 255,100,000 | Demokracia dhe Qeverisja, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore, Energjia, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural |
Disa vende 2015 – pjesa I
Disa vende 2015-2016 – Lidhja |
122,555,000
155,254,000 |
Mbështetje horizontale për politikat dhe reformat sektoriale; Strukturat dhe rrjetet rajonale; Mbështetja rajonale në investim.
Mbështetja rajonale në investim |
Masat mbështetëse | 71,557,000 | Auditimi 2015 (2,000,000); Vlerësimi dhe Monitorimi 2015 (2,000,000); Informimi dhe Komunikimi 2015-2016 (20,000,000); mbështetje për ZPL në Bosnje dhe Hercegovinë 2015-2018 (9,557,000); TAIEX 2015 (38,000,000) |