Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

BE, sërish e prerë: Asnjë ndryshim kufiri në Ballkanin Perëndimor

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano tha të martën se pozicioni i Brukselit mbi ndryshimet e mundshme të kufijve në Ballkanin Perëndimor është i pandryshuar dhe i qartë.

“Asgjë nuk duhet të ndryshojë kur bëhet fjalë për kufijtë në Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të punojmë për pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal, që është logjika e procesit të euro-ndërveprimit. Të gjitha çështjet e hapura midis shteteve duhet të zgjidhen në një proces që nuk hyn në territore të rrezikshme dhe që mbështetet në ligjet dhe parimet e BE,” tha ai në një konferencë të rregullt për shtyp në Bruksel.

Ai tha se Komisioni Evropian nuk ka informacion zyrtar mbi mbërritjen ose përmbajtjen e letrës që, sipas disa raporteve të mediave, kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa i dërgoi Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel.

“Dokumenti jozyrtar” që Jansa, sipas mediave në Bosnjë, i dërgoi presidentit të Këshillit Evropian, midis përparësive të presidencës së ardhshme sllovene të BE është “fundi i shpërbërjes së Jugosllavisë”.

Ideja e Jansa, sipas mediave, nënkupton një ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor, dmth krijimin e “Serbisë së Madhe” dhe “Shqipërisë së Madhe”, si dhe “copëtimin e Bosnje-Herzegovinës”.

Vetë Janas nuk e konfirmoi ekzistencën e një dokumenti të tillë dhe kabineti i Charles Michel nuk mund të konfirmonte që ai e kishte marrë një dokument të tillë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts