Komisioni Evropian konsideron se Serbisë dhe Kosovës duhet t’u jepet hapësirë për një marrëveshje që të çojë normalizim të plotë të marrëdhënieve, tha zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç.
Sipas saj, Bashkimi Evropian, si një ndërmjetës, nuk mund të komentojë mbi elementët e mundshëm të marrëveshjes, nënkuptuar këtu ndryshimin e kufijve.
Ajo konfirmoi se puna intensive me të dyja palët për çështjen e marrëveshjes po vazhdon.
“Duhet t’y jepet hapësirë për të rënë dakord mbi përmbajtjen e marrëveshjes për normalizim të plotë të marrëdhënieve. Ne vazhdojmë të punojmë intensivisht me të dy palët për çështjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme që do të mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar dhe që do të zbatohet plotësisht të dyja palët”, ka thënë Koçijançiç në konferencë për gazetarët. /tesheshi.com/