Bashkimi Evropian ka aprovuar për herë të parë përdorimin e produkteve të kanabisit për qëllime mjekësore, por vetëm për pacientët që vuajnë nga dy forma të rralla të epilepsisë së fëmijëve.
Fjala është për Epidyolex, një kapsulë orale që rrjedh nga kanabisi e që përmban kanabidiol, një përbërës kryesor i marijuanës mjekësore, raporton BBC.
Cannabidiol përbën 40 përqind të ekstraktit industrial të kërpit dhe nuk është psikotrop. Por terapia lejohet vetëm në vendet e BE-së në rastin e dy formave të epilepsisë së fëmijërisë, më saktësisht në rastin e sindromës Lennox-Gastaut dhe sindromës Dravet, e cila është jashtëzakonisht e vështirë për t’u trajtuar sepse pacientët ndonjëherë kanë disa goditje në ditë.
Ndërkohë, disa prindër në Hollandë janë duke kërkuar zgjidhje alternative për ilaçin sepse nuk përmban saktësisht atë që ata kërkojnë – tetrahidrocannabinol (THC). Në mënyrë të veçantë, ilaçi nuk përmban asnjë përbërës psikoaktiv të kanabisit, dhe prindërit besojnë se THC po i ndihmon fëmijët e tyre.
Ilaçi u zhvillua nga GW Pharmaceuticals dhe mund të përdoret në kombinim me anti-epileptikë të tjerë, siç janë klobazat.
Po në lidhje me produktet e tjera të kanabisit mjekësor?
Ka mjaft, dhe ato që përmbajnë THC në Mbretërinë e Bashkuar janë të ligjshme që nga nëntori i vitit 2018.
Ilaçi mund të këshillohet nga një mjek specialist vetëm në një numër të caktuar rastesh, domethënë kur ilaçet e tjera nuk japin rezultate.
Një prej këtyre ilaçeve është nabiloni, i cili merret në kapsula, dhe vepron shumë si THC. Mjekët ua këshillojnë atë personave që i nënshtrohen procesit të kimioterapisë.
THC gjithashtu përmban sativex, e cila u këshillohet për personave me sklerozë të shumëfishtë.
Mendimi i ekspertit
“Droga e re është një shpresë për disa familje, dhe vendimi i Bashkimit Evropian është në çdo rast një hap pozitiv përpara. Sidoqoftë, duhet të theksohet se kanabisi mjekësor është akoma si një fushë e minuar”, tha Lisa Sander, PhD dhe profesore e neurologjisë në London University College.