Komisioni Europian gjobiti MasterCard-in amerikan me shumën prej 570 milionë euro.
Në një deklaratë, KE tha vendimi u morr pas hetimi të nisur në vitin 2013 në lidhje me kufizimin e pagesave ndërkufitare nga tregtarët, diktuar nga MasterCard.
Hetimi ka konstatuar se ky shërbim financiar ka shkelur rregullat antitrust të Bashkimit Evropian.
“MasterCard ka shkelur rregullat duke bllokuar qasjen e tregtarëve në bankat e disa shteteve anëtare të BE-së, të cilat ofrojnë kushte më të mira, duke rritur kështu artificialisht koston e transaksioneve me kartela. Pra, dëmtohen konsumatorët dhe tregtarët në Bashkimin Evropian”, tha Margatethe Vestager, anëtar i Komisionit Evropian përgjegjës për konkurrencën. /tesheshi.com/