Komisioneri i ri i Zgjerimit Oliver Verhelyi, tha se Shqipërisë do t’i akordohen 28 milion euro, këto si shpërblim për punën e bërë në funksion të negociatave, e në përgjithësi për integrimin.
“Kam një lajm të mirë: me punën e bërë deri më tani do të japim 28 milion euro si shpërblim…”, tha Varhelyi, një shumë që nga ana tjetër ngjan si një dëmshpërblim për mos’hapjen e negociatave, të cilat priteshin në tetor, por që u bllokuan me veto franceze, në emër të një metodologjie të re.
Duke vijuar të qëndrojë te milionat, zyrtari i lartë i Brukselit foli dhe fondin e pasojave të tërmetit, i cili lidhet me konferencën e pritshme të donatorëve.
“Do ta organizojmë dhe së bashku me kryeministrin në Bruksel. Ursula von der Leyen do ta çelë këtë konferencë dhe presim që do të ketë pozitivite. Kemi folur edhe për shifrën 15 milion euro”, tha Oliver Verhelyi. /tesheshi.com/