Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka ngelur pa uruar ditën e sotme të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, por në ndryshim nga të gjithë politikanët, të cilët kanë bërë urimet e tyre pasi kanë vizituar ambientet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ai ka uruar në Facebook.
Në një postim të thatë ku shkruhet vetëm “Gëzuar Fitër Bajramin! Shëndet, mbarësi dhe mirësi për çdo shqiptar!” shtohet një fotografi e xhamisë që ndodhet në qendër të Tiranës.
Ndryshe nga politikanët e tjerë, deri më tani Basha nuk ka bërë asnjë premtim për këtë komunitet. Pritet në vijim nëse do të ketë deklarata të tjera të kryedemokratit shqiptar. /tesheshi.com/