Lulzim Basha ka përçuar fjalimin më të egër që ka përshkallëzuar situatën, duke u shoqëruar me tensione në shkallët e kryeministrisë ku një grup protestuesish janë përleshur me policinë.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se sot nis mosbindja civile dhe stina e madhe e protestave.
“Ose të largojmë qeverinë, ose të pranojmë duke bërë sehir largimin e tuaj nga Shqipëria. Ose të rrëzojmë qeverinë ose të pranojmë rrëzimin e Shqipërisë.
Nëse nuk e rrëzojmë sot nesër është vonë. Nuk duhet t’i japim më kohë qeverisë së Edi Ramës.
Koha e pritjes mbaroi. Propaganda e mashtrimet e mbaruan kohën e tyre, tani ngjallin indnjatë”, tha Basha. /tesheshi.com/