Në një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, për herë të parë në ligjërimin e tij politik, kreu demokrat iu referua së shkuarës së PD-së në qeverisje, duke pretenduar për reforma dhe rezulttare.
Ndër këto të fundit u ndal te liberalizimi i vizave, por te reformat nuk veçoi ndonjë konkretisht, duke veçar sektorë që sot gëzojnë efektin e tyre.
“Unë dhe Partia Demokratike vijmë nga një trashëgimi bindëse në zbatimin e reformave që kanë sjellë ndryshime rrënjësore dhe që kanë lënë gjurmë të prekshme për qytetarët shqiptarë.
Liberalizimi i vizave në dy vite e gjysmë, sepse u përmbushën 150 kushte që lidheshin me fushat kyç. Shqipëria në këto 8 vite ka ngecur në vend…”, pretendoi Basha.
Siç tha ai, “25 prilli nuk është thjesht një garë elektorale, por është dhe një udhëkryq me të cilin do të vendoset nëse Shqipëria do të çojë deri në fund rrugëtimin e saj europian, do ta arrijë destinacionin e saj europian apo do të mbetet në vendnumëro siç ka mbetur këto 8 vite”. /tesheshi.com/