Një ditë pas protestës, kreu demokrat Basha kumtoi aktin e paprecedent të derisotëm, djegien e mandateve, ku sipas tij kjo vjen si zgjidhje pas asaj që e konsideroi si “protestën më të madhe ndonjëherë”.
“Pjesëmarrja më e madhe që ka parë ndonjëherë vendi. Protesta mori përmasat e një referendumi për zgjidhjen e ofruar nga opozita. E kam lexuar vullnetin tuaj, kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve me te larta politike djegien e mandateve te deputeteve tanë”, tha Basha.
Sipas tij, zgjidhja duhet të jetë një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme, siç tha, për një parlament dhe qeveri që del nga vota qytetare.
Nga ana tjetër, ai nuk përmendi asnjë nga skenat e dhunës ndaj godinës qeveritare, të dënuara njëzëri dhe nga faktori ndëkombëtar, por ia adresoi atë policisë. /tesheshi.com/