Nga Hollanda, atdheun e dytë të tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha i është ankuar faktorit ndërkombëtar lidhur më shtimin e të ardhurave nga droga që sipas tij blenë zgjedhjet në Dibër dhe që mund të blejnë dhe ato të përgjithshmet në pranverë. Ai ishte në Samitin e Partive Popullore Europiane që u mbajt në Mastriht, ku si argument para kolegëve të djathtë tha se “problemi i drogës, i krimit dhe i lidhjes së këtyre problemeve me politikën janë tashmë në qendër të vëmendjes së Bashkimit Europian. Zgjidhja e këtij problemi kërkon vullnet politik prandaj kërkojmë mbështetjen për të organizuar, për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”
Më pas, lider demokrat u ankua duke thënë se moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit lidhet me projektin e Edi Ramës për t’i përdorur kriminelët dhe trafikantët në deformimin e vullneti të votuesve në zgjedhjet e ardhshme. /tesheshi.com/